Sonila Bejtja duket se do të jetë anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurën për vendin vakant në këtë gjykatë dhe i ka dërguar Presidentit të Republikës kandidaten e vetme në garë, Sonila Bejtjan.

 

Pritet që kryetari i shtetit Ilir Meta ta dekretojë atë pa vonesë, duke bërë që Gjykata Kushtetuese të ketë brenda këtij viti shtatë anëtarë.

 

Për të zhvilluar mbledhje në seancë plenare gjykata ka nevojë për 6 anëtarë, ndërkohë duhet vota pro e 6 gjyqtarëve që një kërkesë të quhet e miratuar.

Çështja më e rëndësishme politike që gjykata duhet të vlerësojë janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pasi prej një viti e gjysmë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *