Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë arrest me burg.
Veliaj kërkon nga Kushtetuesja rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u vu në pranga në shkurtin e vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të SPAK për akuzen e korrupsionit.
Sot hetimet ndaj tij kanë përfunduar dhe dosja ndodhet në gjykatë.
Mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, rëndojnë 13 akuza; korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli./vizionplus.tv





