Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim përfundimtar për çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

Vendimi do të shpallet një ditë tjetër, të papërcaktuar ende.

 

Presidenti Ilir Meta dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *