Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatimin e Hotit, kandidat për kryeministër.

Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi theksoi se çdo hap që ka ndërmarrë ka qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.”

Thaçi shtoi se Kosovën e presin shumë sfida përpara dhe se nuk duhet të humbasin kohë për formimin e Qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *