Gjykata Kushtetuese ka hequr nga përbërja e saj anëtarin Besnik Muçi.

 

Pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit, ndonëse ai e kishte kaluar fazën e parë të vettingut, Kushtetuesja ka vendosur që të respktojë vendimin e këtij institucioni dhe të mos e njoh Besnik Muçin si anëtar.

 

Më herët kreu I shtetit, Ilir Meta pas takimit që zhvilloi me Muçin në Presidencë la të nënkuptohej se ai do të zgjidhte tjetër anëtarë për këtë vakancë dhe se ishte tërhequr nga qëndrimet e mbajtura të enjten.

 

Vetë Besnik Muçi I dërgoi një letër Gjykatës Kushtetuese ku I kërkonte që të vendoste ajo për fatin e tij ndonëse theksonte se vendimi i KPA nuk kishte fuqi veprimi mbi të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *