Dy grupimet e partise demokratike paraqiten sot ne Gjykaten Kushtetuese argumentat per heqjen e mandatit te deputetes Olta Xhacka.

 

Ankimimet kane te njejtin argument; ministrja e jashtme sipas PD, ka perfituar nga pasuria shteterore ne momentin qe  bashkeshorti i saj ka marre statusin e investitorit strategjik dhe ka fituar te drejten te shfrytezoje bregun e deti per 30 vjet.

 

Per kete arsye opozita mendon se ministrja e Jashtme ka shkelur kushtetuten dhe duhet ti hiqet mandati.por perfaqesuesi ligjor i ministres se Jashtme, Genci Çifligu argumentoi se Olta Xhacka nuk e ka shkelur kushtetuten.

 

Bashkeshorti i saj po nderton nje hotel ne truall privat dhe me financim privat dhe nuk ka perfituar asgje nga pasuria publike.

 

Sipas avokatit cifligu marrja ne perdorim e bregut te detit eshte nje e drejte qe e gezon cdo biznesmen qe ka nje hotel apo bar.

 

Ne nentorin e vitit te kaluar parlamenti i rrezoi kerkesat e opozites per mandatin e ministres Olta Xhacka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *