Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përshkallëzim kundër luftës së korrupsionit në universitete.

 

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë deklaroi se qeveria po punon për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë të abuzuesve.

 

Rama thekson gjithashtu se një ide diskutimi mbi këtë program mbetet dhe ajo ku çdo student denoncues që sjell prova ndaj pedagogëve për presion korruptiv do t’i zerohet tarifa e shkollës dhe do të marrë bursë njëvjeçare.

 

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *