Subscribe

Rreth 50 mijë individë që kanë kryer dy punë në vitin që lam pas do të duhet që brenda qershorit të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, që njihet si DIVA.

 

Subjekt i kësaj deklarate janë të gjithë ata që kanë kryer punë, edhe në rast se puna e dytë ka qënë vetem një muaj. Alketa Çabej, përfaqësuese e Tatimeve, shpjegoi në emisionin E-ZONE, edhe një kategori që preket:

 

“Të gjithë ata që kanë ndryshuar punë, por kanë rezultuar me dy bordero brenda një muaji do të duhet të plotësojnë këtë deklaratë. Pra, nëse keni punuar 10 ditë tek një punëdhënës dhe 20 ditë të tjera keni punuar në një pundhënës tjetër, ju duhet të plotësoni deklaratën. Kjo kategori që preket lidhet më së shumti tek nënpunësit publikë.”

 

Por çfarë konsiderohet një punë e dytë?

 

“Çdo e ardhur që ka karakter të përhershëm, konsiderohet punë e dytë. Çka do të thotë nëse keni kryer një projekt apo një shërbim të caktuar afashkurtër ju nuk do të jeni subjekt i DIVA-s.”

 

Por ka një kategori që përjashtohet nga plotësimi i kësaj deklarate.

 

“Të gjitha ata që në punën e dytë kanë përfituar më pak se 30 mijë lekë ata nuk do të duhet të plotësojnë këtë formular.”

 

I gjithë procesi kryhet online në faqen e Tatimeve. Nëse do të plotësoni gabim, ka një afat të dytë 3-mujor pas muajit qershor që mund të bëni korrigjime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *