Subscribe

Per te marre ndihmën ekonomike me pare duhet te japësh gjak. Nuk behet fjale per ndonje fushate vullnetare dhurimi, por per nje vendim absurd te Ministrisë se Shendetesise qe serish te çon tek favorizimi i kompanie qe kryen check up-in. Banore te Burrelit tregojnë per Vizion Plus se pa kryer kontrollin baze mjekësor nuk mund te marrin ato pak para qe u duhen per mbijetese. Madje nga frika se u refuzohet ndihma ekonomike ata refuzojnë te dalin publikisht.

 

E ndërsa firmës koncesionare te check up vetëm i shtohen fitimet nga masat shtrënguese qe aplikon ministria ndaj popullatës dhe punonjësve te saj, vete dikasteri i shendetesise refuzon te japë sqarime.

 

Pak dite me pare Vizion Plus zbuloi se mjeket e familjes duke filluar nga ky vit e kane te detyruar ne kontratën e punës shërbimin ndaj check up. Përveç lajmërimit te personave, leximit te analizave, mjeket duhet te plotësojnë edhe numrin e vendosur nga ministria per check up-et ne muaj. Mosrealizimi i tragetit mujor per ta do te thotë gjobe, ndaj shpesh mjeket detyrohen te japin gjakun e tyre ne emër te pacienteve qe refuzojnë kontrollin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *