Subscribe

Gjatë tremujorit të tretë të vitit normat e interesit të kredisë për bizneset dhe individët janë rritur, si pasojë e ndryshimit të politikës monetare. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja është më e dukshme te kreditë e reja për individë, interesi mesatar i të cilave rezulton 7.6%.

 

Normat më të larta të interesit, referuar Bankës Qendrore, kanë dekurajuar kërkesën për kredi të individëve për herë të parë pas 1 viti, qofshin për mbulimin e nevojave për konsum, ashtu edhe për blerje banese.

 

Nga ana tjetër, shtrenjtim të kredive po përjetojnë edhe huamarrësit aktualë, kryesisht ata që kanë kredi afatgjata dhe që ju rishikohet norma bazë 1 herë në vit. Por nëse këta klientë ekzistues kanë vështirësi në pagimin e kësteve të rritura, këshillohet ristrukturimi i kredisë për ta.

 

BRUNILDA ISAJ

 

EKSPERTE PER EKONOMINE

 

“Ristrukturimi i kredisë është një proces rinegocimi i kushteve të kredisë, që përgjithësisht ëprfshin zgjatjen e afatit të ripagimit, zvogëlimin e kësteve ose riskedulimin e pagesave në mënyrë sezonale, në përputhje me të ardhurat. Ristrukturimit përdoret përgjithësisht për ata klientë që kanë ende aftësi ripaguese, por jo në atë nivel që të shlyejnë këstin siç e kanë shlyer më parë, siç është edhe situata për të cilën flasim.”

 

Por çfarë hapash duhet të ndjekë një klient nëse kërkon të ristrukturojë kredinë e tij?

 

BRUNILDA ISAJ

 

EKSPERTE PER EKONOMINE

 

“Së, pari një komunikim me stafin e degës, duke i treguar situatën e ndryshuar të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse është e lidhur me situatën e rritjes së normave, nuk ka nevojë për dokumente shtesë. Nëse flitet për një ndryshim të situatës nga faktorë të tjerë si lëvizje nga vendi i punës apo rënie të të ardhurave të biznesit, duhen dokumente justifikues. Ajo quhet një kredi që rifillon me kushte të reja dhe nëse nuk zbatohen, klauzolat e kontratës janë të aplikueshme. Një kredi mund të ristrukturohet një ose dy herë, por jo më tepër, ndaj klientët duhet të jenë sa më të ndershëm për aftësinë e tyre paguese që kjo të jetë një zgjidhje permanente.”

 

Gjatë muajve të pandemisë u krye një ristrukturim në masë i kredive në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *