Subscribe

Një skenë e mirëfilltë kasaphane ka ndodhur brenda një apartamenti në lagjen nr.2 në Kavajë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 30 vjeçares Marsida Qatja, e cila punonte si parukjere në Kavajë.

 

Gruaja, Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin 41 vjeç, lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë.

 

Ndërkohë informacionet paraprake bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes në banesë, përveç Marsida Qatjës dhe Bledar Toçit të kenë qenë edhe dy meshkuj të tjerë, Xh.B. dhe E. Ç., shok i saj.

 

Në dëshminë paraprake Marsida Qatja tha se pas telefonatave dhe kërcënimeve që ka pasur nga Dritan Haxholli pasi i kishte dhënë fund lidhjes, kishte kërkuar ndihmën e Bledar Toçit. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është pikërisht xhelozia dhe fakti që e ka gjetur ish-të dashurën me meshkuj të tjerë në banesë që është bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

 

Viktima Dritan Haxholli ka shkuar në banesën e Marsidës me automatik dhe ka hyrë me forcë nga dritarja ndërkohë që pas të shtënave nga të dyja palët, Bledar Toçi e la të vdekur në vend 41-vjeçarin. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 16 gëzhoja.

 

Nga kjo përleshje, Bledar Toçi mbeti i plagosur dhe u arrestua nga policia në Spitalin e Traumës për vrasje me dashje, ndërsa në pranga ra edhe vëllai i tij, Bernard Toçi pasi nga kontrolli në banesën e vëllezërve u gjetën doza kokaine.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *