Pas deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama për punët e bëra nga mazhoranca socialiste për të ringritur ekonominë, u kundërpërgjigj demokratja Jorida Tabaku. Ish-deputetja e quajti Rilindjen të keqen më të madhe sepse mbylli bizneset dhe ka pagat më të ulëta në rajon.

 

“Shqipëria e pagave më të uleta në rajon! Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%. Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon. Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij. Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush! Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve”, tha ajo në “Facebook”. 

 

Jorida Tabaku u shpreh se shqiptarët do të shpëtojnë nga kjo situatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *