Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të largohet nga koalicioni nëse LDK-ja po mendon të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni qeveritar.

 

Ajo ka bërë të ditur qëndrimet e Alternativës, e cila, sipas Kusarit, do të ketë të paktën dy vende në Kuvend, në lidhje me koalicionet që mund ta bëjnë LDK-në pjesë të qeverisë.

 

Kusari ka treguar se do të jetë në çdo formë së bashku me LDK-në, përvec në rast se kjo e fundit vendos të formojë koalicion me PDK-në në qeveri.

 

Ajo bën të ditur se diçka e tillë do ta prishte marrëveshjen parazgjedhore LDK-Alternativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *