Subscribe

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, fitues i zgjedhjeve në Kosovë ka zbardhur takimin e gjatë të zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.

 

Kjo bisedë vjen pas më shumë se një viti, që dy liderët nuk ishin takuar me njëri-tjetrin.

 

Kishim kohë pa u parë me njërit-tjetrin, mund t’ju them rreth 14 muaj. Ne jemi dy politikanë të ndryshëm, por ama kjo ndasi nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet tona.

 

Sipas Kurtit, fokusi i takimit ishte forcimi bashkëpunimit, por mbi të gjitha zbatimi në praktikë i çdo marrëveshje që do të arrihet.

 

Unë si kryeministër I ardhshëm mendoj se duhet të bashkëpunojmë më shumë me kryeministrin Rama. Biseduam për çështje të interesit të përbashkët, por edhe për çështjeve dy vendeve tona, si për poetikën e jashtë dhe për ekonominë. Mendoj se dy vendet ka një efekt sinergjik që nuk shfrytëzohet sa duhet.

 

I pyetur lidhur me nismën e “minishengenit” ballkanik, ku Kosova nuk është pjesë, Kurti tha se ajo nuk është ende një projekt konkret.

 

 

Unë pres ta shoh në letër këtë projekt i cili më ngjason më shumë si ide se sa një projekt konkreti deri më tani

 

Kryeministri i ardhshëm I Kosovës tha se do të jetë ai që do të udhëheqë dialogun me Serbinë, por sipas tij marrëveshja nuk mund të arrihet nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim.

 

 

Nuk mund të them një afat konkret të nisjes së bisedimeve, pasi fillimisht duhet të nisë dialogu me Brukselin e më pas me Serbinë. Për sa I përket marrëveshjes me Serbinë, duhet të jetë Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë më shumë se sa Kosova. Besoj se nuk do të kemi një marrëveshja para zgjedhjeve të pranverës në Serbi. Nuk është kryeministri Rama ai që do ndryshim territoresh por ne angazhohemi për një fqinjësi të mirë me Serbinë. Dialogun e ardhshëm me Kosovën do ta udhëheq unë si kryeministër i ardhshëm.

 

Sa i përket taksës 100% të Kosovës për mallrat serbe, Kurti tha se ajo do të zëvendësohet me reciprocitet nga ana e Serbisë.

 

 

Tarifa zëvendësohet me reciprocitet të plotë nga ana e Serbisë si në aspekt politik ekonomik dhe tregtar.

 

 

Këto deklarata, kreu i Vetëvendosjes i bëri gjatë pjesëmarrjes në samitin e paqes për Europën Juglindore që po zhvillohet ne Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *