Në një intervistë për mediat gjermane, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ripërsëriti qëndrimin se nuk do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke në qendër.

“Tani e vetmja gje qe na ka mbetur eshte qe te nromalizojme mardheniet me Serbine.Une nuk them qe njohja reciproke duhet te jete e vetmja ne marrveshje , por duhet te jete ne qender. smund te kete normalizim pa njohje.Po ashtu duhet te trajtojme ceshtjen e pakicave kombetare… Nuk duhet te kete dallime te medha te te drejtave te pakicave nderkombetare nese duam paqe afatgjate dhe siguri te qendrueshme.”

 

 

Ai akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se ka shkelur marrëveshjen e asociacionit të komunave serbe, në momentin që i dërgoi letër disa vendeve për mos njohjen e Kosovës.

Asociacioni i komunave serbe eshte pjese e nje marrveshjeje se prillit 2013 që presidenti Serb e shkeli kur i dergoi lete vendeve … per mos njohjen e kosoves.Duhet reciprocitet, kutetueshmeri.Nuk mund te kete asociacion nje etnik.Asociacioni i komunave do te jete mbi pikëpamje zhvillimore, pa harruar që Kosova e ka një asociacion të komunave.Asociacioni nuk eshte kerkese e serbeve ,por e Serbisë e cila nuk i lejon serbet te integrohen as në Bosnjë Hercegovine , as ne Mal të Zi , as ne Kosove sepse deshiron te realizoj projektin e Serbise se Madh.

 

 

Kurti nënvizoi se Plani franko-gjerman është një bazë e mirë dhe nëse do të ketë një marrëveshje përfundimtare, kjo varet nga trysnia e faktorit ndërkombëtar mbi Beogradin, i cili sipas tij as nuk po distancohet nga Millosheviçi në të kaluarën, e as nga Putini në të tashmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *