Subscribe

Kosova shënoi një arritje të jashtëzakonshme në Tokio 2020 duke bërë krenar një komb të tërë. Dy xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ngritën lart flamurin e dardanëve dhe siguruan dy medalje të artë në këto Lojra Olimpike.

 

Mbrëmjen e të hënës ju sigurua një pritje spektakolare sportisteve të arta të Kosovës ku ishte vetë kreu i qeverisë që nderoi dy vajzat në sheshin ”Zahir Pejazitit ”.

 

Krasniqi dhe Nora u shprehën të lumtura ndërsa premtuan se suksesi i tyre nuk do të ndalet me kaq.

 

DISTRIA KRASNIQI – XHUDISTE

”Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Faleminderit të gjithëve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështetur vazhdimisht. Shpresojmë që s’do të ngelemi vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë të kthehemi me më shumë.’

NORA GJAKOVA  – XHUDISTE

”Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkalu të gjitha pritshmëritë. Dua ta falenderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrah, si mua, si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosoës.”

 

Kryeministri Albin Kurti pasi i falnderoi për këtë arritje madhështore, tha se është një fat i madh që ato të përfaqësojne flamurin e Kosovës.

 

ALBIN KURTI- KRYEMINISTER I KOSOVES

” Në olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë të artë, kurse në olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria dhe Nora bënë histori, duke sjellë dy medalje të arta. Një duartrokitje për vajzat e arta Distrinë dhe Norën. Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe disiplinë dhe motivim, kërkojnë taktikë e teknikë të përsosur. Tashmë të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve olimpike. Me këmbënguljen dhe angazhimin e tij, ai është trajneri i artë Driton Kuka. Tri medalje të arta nga tri gra. Kjo fjali me shtatë fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo debat për barazi gjinore.”

 

Mes brohortjesh dhe një atmosfere të jashtëzakonshme, mijëra qytetarë të Kosovës i dhanë mbështetejen e tyre skuadrës olimpike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *