Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pro raporteve të mira me vendet fqinje.

 

Gjatë vizitës së tij në Komunën e Pejës këtë të premte, Kurti tha mes të tjerash që dialogu me Serbinë nuk duhet të neglizhohet, por as nuk duhet të vonohen.

 

“Ne në parim jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, jemi për marrëdhënie të mira bilaterale në frymën evropiane jemi edhe për dialog parimor e të përgatitur mirë e për këtë gjë kemi takuar edhe përfaqësuesit politik e diplomatik nga perëndimi si nga Brukseli po ashtu edhe nga Washingtoni. Në ditët në vijim prioritet i qeverisë sonë është përgatitja e buxhetit 2020, është programi I qeverisë që del nga marrëveshja e koalicionit dhe është plani dhe është plani i punës së qeverisë. Nuk e neglizhojmë dialogun, nuk duhet të vonohemi për dialog por nuk duhet as të ngutemi.”

 

Ndër të tjetra, kreu I shtetit theksoi se përgatitja e buxhetit për vitin 2020 është prioritet I qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *