Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur nga Samiti i Brdos në Slloveni ku u shpreh se BE i ka bërë një padrejtësi të madhe popullit të Kosovës duke mos liberalizuar vizat.

Kurti theksoi se shpreson që ky samit do të bëjë që BE t’i qëndrojë zgjerimit.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi. BE duhet të vazhdojë zgjerimin për t’u bërë Europë dhe gjashta e Ballkanit Perëndimor është rajoni që BE-së i mungon të bëhet Europë. Ne jemi në Europë, por BE-ja duhet të bëhet Europë. Avokoj për më pak frikë nga ana e BE-së dhe për më pak zemërim nga ana e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *