Subscribe

Një ditë para mbajtjes së refendumit që do të zhvillohet në serbi, në pikën kufitare Merdare janë ndaluar gjashtë persona, mes tyre edhe një zyrtar,të cilët kanë tentuar të fusin materiale zgjedhor në Kosovë.

 

Sipas njoftimit të policisë një automjetë dhe dy kamione me targa serbe kanë tentuar të kalojnë materiele zgjedhore pa lejen përkatëse.

 

Autoritetet pasi kanë  sekuestruar materialet kanë lënë të lirë personat të cilët janë kthyer në Beograd.

 

Drejtori i zyrës për Kosovën në  Serbi, Petar Petkovic, deklaroi se osbe në prishtinë  ishte njoftuar  për kalimin e materialeve.

 

PETAR PETKOVIC

DREJTORI I ZYRËS PËR KOSOVËN NË  SERBI

 

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ishte i detyruar të merrte materialin zgjedhor pas gatishmërisë se shprehur për organizimin e referendumit, për të cilin  kemi njoftuar me një letër ne datën 22 dhjetor të vitit të kaluar.Por misioni i OSBE-së, jo vetëm që nuk ka marrë përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdare. Por në vend që të priteshin nga  përfaqësuesit e OSBE-së,u priten nga  dhjetë automjete  të policisë.”

 

Lidhur me këtë ngfjarje nuk ka ende asnje reagim zyrtar nga prishtina, ndërsa në orën 14:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me referendumin.

 

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se  nuk do të lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë, por serbët lokalë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *