Subscribe

Takimin  e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër për krijimin e mini Shengenit rajonal, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti e quan të nxituar.

Për kryeministrin e ardhshem projekte të tilla Shqipëria duhet t i nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

 

ALBIN KURTI

 

LIDER I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në flirtim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë prioritet. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa.

 

Albin Kurti beri edhe një mesazh për kryeministrin Rama qe sipas duhet te kishte pritur krijimin e qeverise se re ne Kosove.

 

 

ALBIN KURTI

 

LIDER I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne. Une nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad e me Ohër e neser me Durres kur jemi ne prag te formimit të qeverisë së republikës së kosovës , pra nëse kanë pritur shumë vite eshte dashur te presin edhe pak jave .

 

Fundjaven e shkuar kryeministri Rama së bashku me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev u takuan ne Oher ku miratua dokumenti per Shengeni Ballkanik. Takimi i radhes i lidereve te rajonit do te jete ne 21 dhjetor ne Durres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *