Subscribe

Ndonese Presidenti i Kosoves Hashim Thaci i ka kerkuar prej ditesh Levizjes Vetevendosje caktimin e kandidtatit per te pasuar Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ky i fundit nga Gjilani, u shpreh se  nuk duhet humbur kohe me pingpong politik, pasi prioritet eshte epidemia e koronavirusit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Jam shumë i vullnetshëm si kryeministër në detyrë që të mos shpërqendrohemi nga temat e tjera kur s’mund të ketë prioritet tjetër përveç se shëndeti publik. edhe nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e pingpongut politik. Pra, nuk mund të ketë temë tjetër kur s’mund të ketë prioritet tjetër.

 

Kurti shtoi se do të ketë edhe një takim online të Qeverisë së Kosovës ku do të diskutohet për masat që do të merren në vijim në lidhje me kufizimin e lëvizjes.

 

 ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

lëvizje e njerëzve potencialisht është lëvizje e virusit, por në anën tjetër, të krijojmë edhe hapësirën për bizneset tona sepse krahas shëndetit të njerëzve që ka prioritet, duhet të kemi kujdes edhe për shëndetin e ekonomisë por gjithnjë me këtë renditje në të cilën përmenda.

 

I pyetur per deklaraten e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ku thuhet se Kosova po detyron Serbinë që ta njohë përmes reciprocitetit, Kurti u pergjigj duke thene se reciprociteti buron nga koncepti i barazisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *