Kryeministri Edi Rama refuzoi të komentonte qëndrimin e homologut të Kosovës, Albin Kurti për vaksinat që i ofroi Shqipëria.

 

Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Rama tha se kjo është një grackë dhe shtoi se Kurti është në të drejtën e tij të refuzojë.

 

“Nuk futem në këtë grackë. Nuk kam koment. Deri në 25 prill nuk kam asnjë koment për këtë. Refuzimi i vaksinimit është e drejtë sovrane e kryeministrit, qeverisë, e Kosovës. Nuk kam asnjë koment po të them.”

 

Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze që ju ofruan nga Shqipëria, me argumentin se nuk pranon vaksina nga vende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *