Kurban Bajrami u festua ne te gjitha vendet myslimane. Në qytetet kryesore u mbajt falja e namazit.

 

Më shumë se 2 milionë pelegrinë e falën namazin e Kurban Bajramit në Malin Arafat, ose të njohur ndryshe “Mali i Mëshirës”, që ndodhet në juglindje të Mekës, aty ku profeti Muhammed la porosite e fundit.

 

Pas faljes së namazit të kurban Bajramit, besimtarët kryen edhe ritualin e goditjes së “djallit” me gurë. Pas faljes se namazit kremtimi i festes vijoji me therjen e kurbanit.

 

Por kjo dite e shenjte nuk kaloi pa incidente. Në Xhaminë Al Aksa, një nga tre vendet e shenjta për myslimanët, besimtarët u përleshën me forcat e policisë izraelite. Myslimanet do të kryenin faljen e mëngjesit, ndërsa besimtarët hebraikë do te kremtonin festen e tyre qe kete here përkoi me Kurban Bajramin.

 

Policia izraelite madje u detyrua të ndalojë edhe pelegrinazhin e planifikuar nga hebrenjtë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

 

Kurban Bajrami këtë të diele u festua nga emiratet e bashkuara arabe, vendet aziatike, Eruropë, SHBA, Australi, e deri në Afrikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *