Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë u mblodhen në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Namazi u fal në prën 06:05 minuta.
Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi , respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit, dhe sidomos për më tepër besim, duke e kondideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.
Edhe në Lushnjë, falja e namazit grumbulloi qindra besimtarë ndërsa ne fjalen e tij Myftiu Gramoz Blliku e vuri theksin tek sakrifica dhe ndihma në favor të të pamundurve dhe njerezve ne nevoje.