Tani, për fat të mirë Zayn Malik është 100% i shëndetshëm dhe i lumtur me jetën e tij, por 3 vite më parë, ish anëtari i grupit “One Diretion” kishte probleme të theksuara me ushqimin. Ai qëndronte me ditë të tëra pa konsumuar kurrëfarë gjëje. Zayn u dobësua aq shumë saqë u akuzua nga mediat dhe një pjesë e publikut për konsum të lëndëve narkotike. Tani, 3 vite më pas, këngëtari flet me detaje për një nga periudhat më te vështira të të gjithë jetës së tij.
Ai shkruan kështu në librin e tij autobiografik me titull Zayn Malik: “Është dicka për të cilën nuk kam folur asnjëherë në publik. Qëndroja me ditë të tëra pa ngrënë asgjë, mbase për 2 apo edhe tre ditë, pa futur asgjë në gojë. Gjendja ime u bë shumë serioze dhe në atë kohë as nuk po njihja më veten.”
Zayn shkruan më tej: “Nuk mund ta specifikoj as si çrregullim ushqimor. Ishte më shumë çeshtje kontrolli. Çdo zonë në jetën time, edhe ajo më e vogla, ishte e kontrolluar dhe ishte vetëm një zonë ku unë mund të vendosja vetë dhe mund të thoja jo, ai ishte ushqimi. Kështu që nuk konsumoja më asgjë. Sapo kalova fazën e kontrollit, mu rikthye oreksi në mënyrë shmë natyrale.






