Kendall dhe Kylie Jenner janë dy motra tipike. Ato ndërrojnë rrobat, make up-et dhe gjithçka me njëra-tjetrën. Sigurisht që edhe debatojnë dhe zihen kur ndonjëra ia merr pa leje gjërat tjetrës nga garderoba, por e rëndësishme është që në fund të ditës ato duhen shumë.

 

 

Vetëm pak kohë më parë, Kendall Jenner ka vendosur të shkruajë mbi gjithçka që e rrethon dhe të ndajë mendimet e saj me ndjekësit e shumtë. Ajo madje ka folur dhe ka treguar me shumë sinqeritet se çfarë do të donte të “vidhte” nga motra e saj që po bëhet mjaft “fashioniste”, Kylie Jenner.

 

 

“Të parët që do  t’i vidhja Kylie-t janë qenushët e saj! Ata janë shumë të mirë dhe kanë një raport shumë të mirë edhe me Kylie-n. Gjithashtu do të doja t’i vidhja të gjitha fotografitë e saj familjare sepse ajo është një koleksionuese shumë e mirë dhe i ruan shumë mirë. Dhe gjëja e fundit që do të doja t’ia vidhja është mënyra se si ajo arrin t’i menaxhojë të gjitha mendimet e saj mbi produktet e bukurisë për të nxjerrë më të mirën në to”, – ka shkruar Kendall.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *