Skandali i mjekëve te Spitali Onkologjik shkaktoi një reagim të fortë nga shumë qytetarë dhe nga ata që ishin përballur me situatat e vështira.

Ilda Kokonozi, e cila është përballur dy herë me kancerin, ka treguar përvojëv e saj në Onkologjik dhe tha se për shkak të asaj që kaloi, mori vendimin që të kurohej jashtë.

Lexo edhe :

Related Posts

E ftuar në emisionin “7pa5” ajo tha se edhe pse gjendja e saj ishte jo e mirë, në Onkologjik nuk iu mundësua një operacion sa më shpejt dhe për këtë arsye u detyrua të shkonte në Greqi.

“Nuk di nga t’ia nis sepse unë jam operuar për herë të dytë në fund të shkurtit dhe operacionin e kam kryer në Greqi për shkak të këtyre problemeve në spitalin onkologjik. Përvoja e fundit më la shije shumë të keqe. Doktori në onkologjik më shprehu që kanceri kishte përshpejtuar dhe duhet të bëja një kontroll të shpejtë nëse kanceri kishte prekur organet e mia. Kemi bërë një skaner ku mu komunikua që isha në kohë. Doktori më thotë që duhet të kryeja një operacion jo të thjeshtë dhe duhej bërë sa më shpejtë. Duke qenë se diagnoza ishte shumë e vështirë, doktori më thotë që “unë nuk mundem të të lë një takim për të kryer operacionin sepse jam i zënë deri në datën 22 janar”. U gjendëm në një situatë të vështirë dhe në moment nuk vepruam sepse thamë të marrim një vendim të duhur. Doktori më tha t’i lija një numër kontakti në rast se kishte një hapësirë. Atë telefonatë nuk e mora kurrë. Kam qenë e detyruar nga vetë kushtet që të merrja masa dhe të veproja në atë moment sepse nuk kishte kohë për të pritur.

Kush është futur në këtë process e di që shpenzimet janë marramendëse, duke filluar që te ilaçet, ushqimi, vizitat.

Kur unë e komunikova te kolegët, pata një mobilizim nga familjarët, njerëzit e mi, kolegët që unë të kurohesha jashtë sepse në spitalin onkologjik më lanë në dorë të fatit”, tha Kokonozi.

Ajo tregoi ndër të tjera se ku u diagnostikua në fillim me kancer i referuan doktorin Edmond Gashi, i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpie pas skandalit tek Onkologjiku.

“Në fillimet e mia, kur jam diagnostikuar me kancer në gji me kanë referuar doktor Edmondin. Nuk është vetëm ky rast. E kemi ditur pak a shumë si ka funksionuar shëndetësia në vendin tonë. Unë nuk kisha besim me ato që më komunikoheshin nga mjekët në Shqipëri. Më referuan doktor Mondin, nga një infermiere e tij në atë kohë dhe i komunikova që do iki jashtë. Më tha që “nëse ke kaq mundësi financiare, pse nuk e bën një operacion me doktor Mondin dhe kimioterapitë t’i bësh jashtë”. Unë nuk rashë dakord”, tregoi Kokonozi.

Ajo shprehu më tej se në shumicën e rasteve i ka blerë ilaçet e kimioterapisë, teksa kur kur nuk ndodhte ashtu, ilaçi vinte i përgatitur që nga farmacia.

“Në shumicën e rasteve i kemi blerë kimioterapitë. Veç stresit të kimioterapisë kishe stres për blerjen e ilaçit, që mungonte. Ka qenë një rast kur kimiot në spital bëheshin gati në farmacitë e spitalit dhe ty të vinte direkt kur do të kalohej në vena. Nuk vinte i paketuar medikamenti, por të vinte direkt për t’u bërë vena. Kishim kuptuar që kimio që bëja kishte ngjyrë të kuqe, ndërsa në kimion tjetër ngjyra e ilaçit ndryshonte. Unë në atë kohë isha me mamin në spital dhe ajo i tha që nuk i pëlqeu ilaçi. Ne e kapëm, por asnjëri nga ata nuk e pranonte. Patëm shumë debate, ku infemierja ngulmonte që ai ishte ilaçi. Ata ngulmonin që medikamenti duhej të përgatitej në farmaci. Kimiot i blinim në farmacitë kun a drejtonin jashtë spitalit, në farmacitë e rugës së Dibrës”, tregoi Konkonozi, teksa shtoi se mjekët në Shqipëri nuk e informuan për një medikament që duhej marrë pas kimioterapisë.

“Kur unë sapo kam mbaruar kimioterapitë më është dashur të marr një medikament që merrej pas kimioterapisë sepse tumori im ishte hormonal. Këtu mjekët nuk ma kishin komunikuar fare dhe mora doktorin në Greqi dhe i them çfare kam bërë dhe shikoj që cikli menstrual më është rikthyer, ndërkohë që nuk duhej. U ktheva në onkologjik, doktoresha më referoi ku ta blija, ilaçi kushtonte 30 mijë lekë të reja”, tha ajo.

Kokonozi tregoi se pasi mjekët i kishin thënë që ilaçi nuk gjendej në spital, ajo i shkroi Ministrisë së Shëndetësisë. Pas ankesës që bëri, e kontaktuan nga spitali dhe i thanë që ilaçi tashmë ishte gjetur. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *