Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Rama: BE po na financon, deri në 2028 do...

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit demokrat: Shqipëria...

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte flamingo, ndaluam...

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”, Rama: Synojmë...

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë mbjellë nga...

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri im shet...

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

Protestat, Rama: Dikur vriteshin në bulevard, sot qytetarët protestojnë...

Deputetët kritikojnë INSTAT-in, nuk është realizuar censi i Bujqësisë,...

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu: Plani i...

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte flamingo, ndaluam gjuetinë e paligjshme”, Rama: Vjosa e Narta s’janë prekur dhe s’do të preken

9 Qershor 15:46

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e zonave të mbrojtura, duke theksuar se vendi nuk mund të konsiderohet më i njëjtë si vite më parë në aspektin e degradimit mjedisor.

Gjatë një deklarate publike, Rama u ndal te rikthimi i jetës së egër në vend, duke përmendur konkretisht flamingot dhe pelikanët, të cilët sipas tij janë rikthyer në Shqipëri pas vendosjes së moratoriumit për gjuetinë dhe masave për ndalimin e prerjes së pyjeve.

Ai theksoi se, sipas të dhënave të ndryshimeve në kohë, Shqipëria ka kaluar nga më pak se 15% e territorit si zonë e mbrojtur, në rreth 25% në vitet e fundit, duke u renditur sipas tij ndër vendet me sipërfaqe të lartë të zonave të mbrojtura.

“Flamingot e dini kur nisën të ktheheshin në Shqipëri? Kur unë erdha në qeveri nuk kishte flamingo, sepse ishte vend i nxehtë i gjuetisë së paligjshme. Humbëm shumë nga jeta jonë e egër prej kësaj. Flamingot e pelikanët nisën të ktheheshin pak vite pasi miratuam moratoriumin e gjuetisë së paligjshme, prerjen e pyjeve. Nga pamjet satelitore shiheni ku ishte vendi e ku është sot. Shiheni në regjistra ku është jeta e egër sot dhe ku ka qenë. Unë nuk jam një protestues që mbush përplot me gëzim shpirtin e ideologëve se si Shqipëria e vogël po u qëndron oligarkëve. Kemi qenë qyteti që shndriste mbi kodër për 50 vjet. Por faktet janë fakte. Askush nuk mund të na japë ne leksione për mjedisin, sepse hartuam ligjin e parë të zonave të mbrojtura në 2017. Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura dhe sot kemi 25%. Një nga vendet me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura. Pastaj duhet të dëgjojmë se PS qenka rreziku dhe ne e paskemi ndryshuar ligjin për t’i dhënë hapësirë Jared Kushner që të shkatërrojë bregdetin tonë. Kjo është gënjeshtër. Në 2024 bëmë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohet dhe çfarë jo në kategoritë e mbrojtjes. Zona ku flasim ka qenë gjithmonë e kategorisë 5, nuk ka të bëjë me Vjosën e Nartë. Vjosa e Narta është prekur e nuk do të preket. Por ky është peizazh i mbrojtur dhe kjo bazohet në standardin dhe përkufizimin e BE-së, një hapësirë ku mund të ndërtosh. Një nga gjërat që është kusht për projektin është që do të ketë më shumë hapësirë gjelbërimi pas sesa para. Ne po punojmë me arkitektët më të mëdhenj të peizazhit. Ka një ekip shumë të madh. Ky projekt do të jetë prova më e mirë e mundshme që natyra dhe zhvillimi bashkëjetojnë”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
flamingot rama

Nga e njëjta kategori

Rama: BE po na financon, deri në 2028 do kemi kadastrën digjitale

më shumë...

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit demokrat: Shqipëria s’është sfond për betejat politike të huaja

më shumë...

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”, Rama: Synojmë turizmin luksoz, rrit ekonominë dhe mbron mjedisin

më shumë...

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë mbjellë nga mua kur isha kryetar bashkie

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:42

Rama: BE po na financon, deri në...

4:30

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit...

3:46

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte...

3:39

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”,...

3:34

Foto/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se...

3:27

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë...

3:21

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri...

3:08

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

3:07

Protestat, Rama: Dikur vriteshin në bulevard, sot...

2:47

Deputetët kritikojnë INSTAT-in, nuk është realizuar censi...

2:41

Testimi në Gjuhë dhe Letërsi, teza publikohet...

2:35

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu:...

2:17

Sulm me thikë në një shkollë në...

2:11

Rikthehet Mira Murati! Themeluejsa e ChatGPT zbulon...

2:01

Rama: Kapitali i huaj mbron mjedisin, të...

1:59

SHBA: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e...

1:28

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një...

1:19

Tjetër aksident në Vlorë, makina përplaset me...

1:16

Sekuestrohen 5 mln euro pasuri në Vlorë,...

12:54

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.