Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se shqetësimin për përçarjen e PD-së po e has edhe te qytetarët e thjeshtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon bisedën me një shitëse buzë rruge, për të cilën thotë se ishte e shqetësuar, për atë çka po ndodhte brenda PD-së..

 

“Më kujtoi biseda të tjera këto kohë me njerëz te thjeshtë që më kanë pyetur me dëshpërim pas 25 prillit: “Kur do të fitojmë?”, shkruan Bylykbashi.

 

Postimi i plotë:

Çmimi i lartë i jetës me halle sapo është bërë edhe më i lartë.
Dje ndalova rastësisht buzë rrugës nacionale për të blerë disa produkte ushqimore shtëpie. Zonja që shiste ato pak produkte bahçeje më tha menjëherë se ishte demokrate me shpirt. Familje e persekutuar me prona që nuk i kishte marrë kurrë e atë pak tokë që jetonte familja, e punonin me mund e djersë. Në pak fjalë, në tonin e zërit dhe vështrimin e saj, kuptoje hallet e vështirësitë e saj por edhe dinjitetin e njerëzve që jetojnë me punë.
Nuk u zgjat shumë tek hallet dhe vështirësitë në ato 10 minuta. Shprehu “zhgënjim” për “humbjen” dhe shqetësimin për çpo ndodh brenda nesh duke pyetur “kur do të zgjidhet”. Më kujtoi biseda të tjera këto kohë me njerëz te thjeshtë që më kanë pyetur me dëshpërim pas 25 prillit: “Kur do të fitojmë?”

Leave a Reply

Your email address will not be published.