Mariah Carey, binjakët e saj të adhurueshëm, Moroccan dhe Monroe, dhe i dashuri i saj Bryan Tanaka janë fotografuar në New York, duke shijuar kohën e lirë së bashku, duke luajtur bowling.

 

 

Këngëtarja ka përdorur rrjetet sociale për të publikuar një foto të binjakëve të saj në ambjentet ku po luanin, por duket se fansave nuk iu ka shpëtuar një detaj në veshjen e këngëtares së njohur.

 

 

E veshur me një kostum të zi, të shoqëruar me një palë taka, fansat e kanë kritikuar ashpër këngëtaren, duke komentuar se veshja e takave nuk është e duhura në atë ambjent.

 

 

Një përdorues i rrjeteve sociale shkruan: “Vetëm Mariah mund të shkojë të luajë bowling me taka veshur”.

 

 

“Të dua shumë Mariah, por nuk është e nevojshme të vishesh gjithmonë me rroba të ngushta dhe dekolte të hapur, sidomos kur je me fëmijët”, – shkruan një tjetër përdorues.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *