Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2 me 2 kombëtarja shqiptare në sfidën përballë Andorrës në shtëpi.

 

Një pjesë e parë e dobët nga kombëtarja shqiptare, e cila edhe pse gjeti golin në minutën e 6 me anë të Balajt nuk diti ta menaxhonte rezultatin.

Një rreshtim i gabuar në mbrojtjen kuqezi bëri që miqtë e Andorrës, të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 18 me Cristian Martinez, I cili mposhti me lehtësi Berishën.

 

Por pavarësisht tentativave, ekipi kuqezi nuk mundi të gjente golin e eperësisë në këtë pjesë të pare, duke bërë që ekipet t’I drejtoheshin dhomave të zhveshjes me rezultatin 1 me 1.

 

Me fillimi ne të dytës miqtë gjetën rrugën e rrjetës sërish me Martines në minutën e 48, I cili shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë.

 

Por edhe pse e pa veten në disavantazh kuqezinjtë barazuan 7 minuta me vonë me Manajn, duke vulosur kështu dhe shifrat përfudnimtare të takimit, pasi pavarësisht tentativave të shumta të besuarit e Rejës nuk e gjetën golin e epërsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *