Shqipëria e Edi Rejes do te kërkojë sot te ringrihet edhe pse ne një përballje shume te vështirë. Ne “Stade de France” kuqezinjtë sfidojnë kampionet e botes, takim i vlefshëm për grupin H.

Diferenca mes dy ekipeve është vetëm 3 pike ne renditjen e përgjithshme duke e renditur këtë ndeshje nga me te rëndësishmet për kombëtaren shqiptare, për te ardhmen ne këto eliminatore.

Interesant është fakti se data e sotme përkon me 7 shtatorin e 2014 kur Shqipëria e Xhani de Biasit ne atë kohe rrëmbente një fitore ne Portugali duke e nisur ne mënyrën me te mire fushatën për Euro 2016.

Frymëzim ose jo , kombëtarja përveç kësaj ka edhe statistikat ne favor vitet e fundit ku përballë gjelave ka rrëmbyer edhe barazimin por edhe fitoren.

Një sfide personale edhe për teknikun italian qe ne konferencën e fundit për shtyp deklaroi se kërkon ne këtë ndeshje 11 luanë.

Nëse do te rrëmbejë një rezultat pozitiv ne “Stade de France”, atëherë kombëtarja shqiptare do te lëshojë gjithë bateritë ndaj Islandës ne një beteje për jete a vdekje për t’u futur ne vallen e kualifikimit.

Numri një i pankinës shqiptare duket se ka ideuar edhe formacionin për këtë sfide ku priten te hidhen shume muskuj ne mesfushe. Ne porte Strakosha duket se ka fituar balotazhin me Berishën. Nga krahët e prapavijës do te jene Hysaj dhe Binaku ndërsa treshja ne qendër te mbrojtjes është Ismajli, Mavraj e Gjimshiti. Ndryshim total ne mesfushe me Keidi Bare, Ramadani dhe Abrashi.

Ne një skeme 5-3-2 preferencat e Edi Rejes ne sulm janë Balaj dhe Uzuni por me këtë te fundit qe mund te zëvendësohet edhe nga Cikalleshi ne një forme te mire.

Takimi do te luhet ne orën 20:45 dhe do te drejtohet nga një treshe gjyqtaresh spanjolle me kryesor Hezus, Gill, Manzano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *