Subscribe

Kombëtarja shqiptare mbylli stërvitjet në qendrën e grumbullimit në Durres ndersa sot u nis drejt Parisit aty ku ka programuar edhe dy séanca te tjera .

 

Në 4 stërvitjet nga e hena deri te merkuren tekniku italian Reja pa formen e lojtareve duke provuar skema por edhe formacione te ndryshme ne varesi te gjendjes se futbollisteve .

 

Deri tani zyrtarisht katër futbolliste jane shfaqur me probleme . Frederik Veseli dhe Ledian Memushaj ishin te paret qe shfaqen probleme fizike .

 

Nderkohe diten e djeshme probleme kane shfaqur edhe dy lojtare te tjere .

 

Sulmuesi Cikalleshi per shkak te ngarkeses se madhe fizike ndersa Rey Manaj nderpreu stervitjen e fundit per shkak te problemeve fizike . Gjithesi deri ne keto momente nuk mund te themi per probleme te renda qe penalizojne skuadren.

 

Edhe  pse Reja pelqen skemen 3-5-2 perballe kampioneve te botes te cilet duhet theksuar vijne me mungesa te rendesishme ne kete ndeshje , nuk pritet nje gje e tille duke menduar per forca te shumta ne prapavije .

 

Per kuqezinjte sfidat ndaj Frances dhe Islandes jane shume te rendesishme per ecurine ne keto eleminatore .

 

Edhe pse Reja ka pasur kohe mjaftueshem , situata mbetet delikate ne ndertimin e nje formacioni pasi lojtaret vijne nga pushimet dhe jane ne fillim te sezonit me gjendjen e tyre jo te qendrueshme .

 

Nje fakt interesant mbetet gjithsesi me ardhjen e trajnerit te ri , duket se skuadra po rinovohet me emra te rinj , dhe per me teper me lojtare shtatlarte .

 

Te premten, nje dite perpara ndeshjes pritet te mbahet edhe konferenca e numrit nje te pankines shqiptare Edi Reja ku pritet te zbulohet me shume formacioni qe do te hidhet ne fushe ndaj vendasve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *