Subscribe

Projekti për ndërtimin e 5 HEC-eve në fshatin Kurdari të Bashkisë Klos u kundërshtua me forcë nga banorët e zonës.

 

Dëgjesën publike të planifikuar nga firma, banorët e kthyen në protestë. Ata përzunë me forcë përfaqësuesit e kompanisë.

 

“Mos bën vaki të hysh në fshat.”

 

Banorët thanë se nuk do të lejojnë asnjë investim që prek burimet ujore të kësaj zone.

 

“Të paktën atë që na ka dhënë zoti të mos na e marrin. Më mirë të mos vijë herë tjetër se do i dalë më keq.

 

Ne kemi një marrëveshje me zotin ky popull jeton me ujin. Këta duan me i bë e kanë ndryshu projektin duan të bëjnë katër copë me tuba. Që nga liqenet e Balgjajt.

 

Kam dal protestë për ujin e pijshëm e të vijës. Jemi të vdekur nëse merret.”

 

5 HEC-et janë planifikuar të ndërtohen nga liqenet e Balgjajt deri në lumin Mat. Nga ky investim preken 3200 banorë të Njësisë Administrative Suç.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *