Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intërvistë për “E-ZONE” në “Vizion Plus” hodhi poshtë zërat kritikë dhe skeptikë se me Butrintin do të bëhet biznes.
Si një projekt që ka zanafillën që në kohën kur Kumbaro ishte në krye të Ministrisë së Kulturës, ministrja tha se projektet do të krijohen një fondacion kulturor me garancinë më të lartë juridike.
“Shteti vendos që për të tërhequr më shumë fonde, në interes të trashëgimisë kulturore krijon fondacione kulturore publike të themeluar nga Ministria e Kulturës. Fondacioni është OJF dhe nuk bën biznes por menaxhon të ardhurat që vijnë nga shërbimet e ofruara nga vet siti apo insitucioni kulturor, për t’i kthyer ato para po brenda sitit për t’i investuar më mirë për të prmirsuar shërbimet. Do të krijojmë një fondacion kulturor me shkallën më të lartë të garancisë juridike dhe të transparencës. Të thuash që është tjetër gjë nga ajo që është e shkruar, do të thotë ligësi dhe paaftësi. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe projektet e mira do të jenë afatgjata”, u shpreh Kumbaro.