Subscribe

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës do të marrë pjesë për herë të parë në dy aktivitete të rëndisishme në vendin fqinj: në Sallonin Ndërkombëtar të Restaurimit dhe Javën e Restaraurimit.

 

FABRIZIO BUCCI

AMBASADORI ITALIAN NE TIRANE

“Është një sektor veçanërisht i rëndësishem, Italia është superfuqikulturore, Kultura është një sektor i privilegjuar për bashkëpunimin tonë. Jemi duke punuar për ripërtëritjen e një protokolli bashkëpunimi Itali-Shqipëri në një kuadër ligjor. Kemi përparuar në përmbajtjen e këtij protokolli. Sot në mënyrë të veçantë trajtojmë këtë projekt që është i hartuar nga insituti ynë, dhe ajo çka ne bëjmë këtu në Shqipëri me këtë projekt restaurues tregon se sa sektori publik dhe ai privat mund të bëjnë së bashku.”

 

Një nga pikat kryesore të këtij bashkëpunimi është restaurimi i monumenteve dhe siteve kulturore, veçanërisht të atyre që pësuan dëmtime nga tërmeti i nëntorit 2019.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

“Kujtojmë që vjet në shtator në përiudhën e pandemisë kishim mundësimë të ishim në një aktivitet të organizuar nga Assorestauro dhe ishim në ditët përpara të nënshkruanim të një marrveshjeje i cili injekton në territor 40 milionë euro, që nuk shkojnë vetëm për resaturimin, por për ta parë kulturën si një mundësi e një ekonomie të shtuar dhe përfshirjen e rinisë. Kemi nisur programin ka filluar restuarimi i mozaikut të muzeut historik kombëtar, dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kukullave.”

 

Java e Restaurimit do të mbahet në Napoli, Matera, Pompei dhe Bari nga data 30 gusht deri më 4 shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *