Policia e Fierit ka arrestuar këtë të premte dy persona që akuzohen se kultivonin drogë në banesë.

Shtetasit A. K., 22 vjeç dhe Q. K., 48 vjeçe kishin përshtatur ambientin e një banese për të kultivuar bimë narkotike.

Ata bashkëpunonin edhe me dy persona të tjerë, një prej të cilëve ishte banues në Kosovë.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe tre elektriçistë që kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën ku kultivohej droga. Si prova materiale u sekuestruan 312 fidanë kanabisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *