Ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha pas vendimit të tij individual për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kulluri e cilëson Bashën si një burracak që ka përçarë partinë duke e kthyer në një ‘shërbëtore’ të interesave të tij.
Sipas tij, demokratet që kanë mbështetur kritikët në parti e tashmë edhe Berishën janë shumicë absolute me të cilët Basha e ka të humbur betejën.
Postimi i plotë:
I vetmi kryetar partie ne evrope e boten demokratike qe nuk perfaqeson shumicen e anetareve te partise se tij eshte Lulzim Basha!
Parrulles se “politikanit perendimor” i ka dale boja prej 4 vitesh! Lulzim Basha nuk ka bere asnje debat me kundershtaret e tij as ne Kryesi, as ne Keshill Kombetar e as ne takimet ne deget e PD ne zgedhjet per kryetar ne 2017 dhe 2021!
Cdo vendim ose e imponon ne forumet qe i emeron vete pa gare, ose e shpall pa asnje vendim forumesh!
Kjo e ka rrenuar imazhin e PD si nje parti demokratike dhe e hapur duke e denuar me opozite te perjetshme nen kete model!
Edhe me Berishen natyrisht do beje te njejten gje! Nxjerr te flasin ca eunuke te importuar nga njefare Cili, ose nga familja e tij. Nuk ka kellqe te perballet ne asnje forum apo takime ne baze me te. Njehere fshihet pas frazave te tipit “me falni se nuk e bej me” ose “ma kerkuan SHBA” qe ne fakt nuk i ka degjuar as ne 2017 e as ne 2019 kur i kerkuan te mos destabilizonte vendin per kapriciot e tij!
Ky njeri eshte nje burracak qe e ka percare PD ne sherbetore te tij dhe “armiq imagjinare”, ndrkohe qe nuk jep llogari per asnje deshtim e vendim anti-demokratik.
Por kesaj maskarade i ka ardhur fundi! Boll me! Tani nuk fshihet dot me pas asnje genjeshtre apo kulise.
Demokratet qe kane mbeshtetur kritiket ne parti e tashme edhe Berishen jane shumice absolute me te cilet Basha e ka te humbur betejen!
Ne demokraci shumicen mund ta perdoresh por nuk e mund dot duke u fshehur pas vules se kryetarit e ca individeve qe kane 8 vite qe kane humbur cdo beteje elektorale.
Ma djem e vajza bashkepunetoresh te Sigurimit te Shtetit nga Durresi, Tirana e Elbasani nuk perballesh dot me shumicen e demokrateve Lulzim!
E as Rama nuk te mbron dot, duke miratuar kerkesat e tua per perjashtimin e Berishes nga Grupi Parlamentar.
Si ciban erdhe ne PD e si ciban do hiqesh. Eshte fati yt pasi i tille ke lindur!
Balzaku thosh se “pas cdo karriere te pamerituar qendron nje maskarallek i madh”! Ti kaq je! E keshtu do largohesh si viktime e fatit tend prej maskarai!