Kukësi ka nisur përgatitjet për vitin 2021. Pas disa ditësh pushim për festat e fundvitit, verilindorët kanë zbritur në fushë për të kryer stërvitjen e parë. Në faqen zyrtare, klubi ka bërë të ditur edhe zv.trajnerin e ri të skuadrës, Anxhelo Molla do të jetë ndihmësi i Hallacit për vazhdimesinë e sezonit.

Postimi i Kukësit:

Skuadra ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2021, duke lënë pas pushimet e fundvitit. Ekipi i drejtuar nga Rraman Hallaçi, ka zbritur sot në fushë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.

Para skuadrës u prezantua edhe ndihmësi i Hallaçit, Anxhelo Molla. Stërvitja e radhës do të zhvillohet nesër, ndërkohë që Kukësi luan të shtunën në transfertë ndaj Laçit. Kujtojme se Kukësi i këtij sezoni në 12 javët e para të kampionatitështë më keq se nëntë vite më parë, asokohe kur verilindorët debutonin në Superligë. 12 ndeshjet e para të këtij sezoni nuk kanë qenë ato të pritshmet, për Kukësin që në merkaton e verës ndryshoi gati 90 përqind të ekipit.

 

Deri më tani, në tabelën e klasifikimit Kukësi renditet në vendin e pestë me 17 pikë. Në 12 javë, verilindorët kanë koleksionuar pesë fitore, pesë humbje dhe dy barazime, 13 gola të shënuar dhe 15 të pësuar, për golavarazhin -2.

Nëse e krahasojmë me nëntë vite më parë, asokohe në 12 javë Kukësi kishte 21 pikë në klasifikim, me 5 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 humbje, 15 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Forma e tanishme bëri që edhe trajneri Skënder Gega të largohej nga Kukësi, zyrtarisht me dorëheqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *