Një gol  I shënuar nga Dako në fillimin e pjesës së dytë I ka mjaftuar KUkësit për të mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e javës së 11 të superiories.

Ndeshja u luajt në “Roza Haxhiu” të Lushnjes aty ku verioret ishin prites.

Ndonëse pati një performancë më të mirë, Kukësi arriti të zhbllokoje shifrat vetem ne minutën e 56 me anë të lojtarit të ri Daku. I njejti lojtar goditi edhe traversën ndërsa vlonjatet ishin kërcënues në fund duke goditur edhe ata shtyllen por pa barazuar dot e duke mos dalë dot nga kriza.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Duros e cila mbetet ne pjesën e kryesimit të tabeles me 18 pikë po aq sa ka edhe Tiranë dhe Partizani ( të kuqtë një ndeshje më pak).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *