Në një kohë kur në të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita kanë nisur tensionet mes policisë e mbështetësve të opozitës në qendrat e KZAZ-ve, një episod I rrallë është regjistruar në Kukës.

 

Përmes një video të shprndarë nga zyra e shtypit të PD, bëhet me dije se policia e këtij qarku ka vendosur që të respektojë dekretin e Metës dhe të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.

 

Në video shihen efektivë të policisë që ngarkojnë materialet zgjdhjore nga KZAZ dhe më pas I transportojnë ato.

 

Ende nuk dihet nëse kjo ka qene na nje mase sigurie e policise per te evituar perplasjet apo nese policia ka vendosur qe te respektoje dekretin e Metes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *