Thuajse gjatë gjithë fjalës së kryeministrit Edi Rama në Parlament ndërhyri edhe deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi.

 

Kjo gjë e acaroi kreun e qeverisë, i cili i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të ndërhyjë.

 

Replikat u shkëmbyen teksa Rama akuzonte opozitën jashtëparlamentare për çfarë i ka bërë Shqipërisë kur ishte në pushtet.

 

“Po boll ore boll, boll o burrë. Të lutem tani, je edhe monarkist ti. Monarkistët flasin me hijen dhe mustaqet e tyre. Jo me britma. O Gramoz, është çmenduri ore. Nuk e kuptoj, a e ke bërë testin mo vëlla. Vetëm ulërin ore. Antikomunist padashje sepse e keni marrë antikomunizmin siç merret muzika me veshë, pa e kuptuar. Jeni bërë deputetë padashje. Flisni sot ju këtu, që me demek jeni ballistë, dhe thoni futi në burg, pse nuk i fut në burg. Ju flisni njësoj si deputetët e Kuvendit Popullor. Kush fut në burg ore? Kush fut në burg në këtë sistem për të cilin luftuan gjyshërit tuaj, ju nuk dini të respektoni gjyshërit tuaj.”

 

Gramoz Ruçi i tërhoqi disa herë vëmendjen Kujtim Gjuzit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *