Në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat është shfaqur komedia “Kujdes nga Miku,” me regji nga Armand Bora.
Përmes humorit, komedia përcolli mesazhe për një familje më të moralshme, duke nënvizuar se çdo përpjekje për manipulim një ditë zbulohet.
Regjisori Armand Bora, i cili për herë të parë sjell një shfaqje në Berat, vlerësoi pritjen e publikut.
“Kjo është një komedi që komunikon me publikun dhe të gjitha mesazhet e veprës janë përcjellë dhe janë kuptuar mjaft mirë nga publiku. komedia ka një staf të mbrekullueshëm aktorësh, që e njohin shumë mirë komedinë, që dinë të komunikojnë me publikun dhe që publiku i do”, tha ai.
Aktori Amos Zaharia theksoi se komedia kërkon një atmosferë të ngrohtë, të cilën publiku Beratas e ofroi.
“Publiku beratas tregoi që ishte jashtëzakonisht i ngrohtë dhe kjo na ngrohi shumë sepse kur ke të bësh me një publik të ftohtë herë pas herë në komedi krijohen ngërçe. Ne jemi nderë vërtetë si në shtëpinë tonë në Berat, u shpreh aktori.
Komedia mbajti të mbërthyer publikun beratas,që e mirëpriti dhe duartrokiti për dy netë me radhë. /vizionplus.tv