Subscribe

Në 100 vjetorin e luftës së Vlorës,Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një çështje që është rikthyer në fokus të opinionit, pas deklaratave të fqinjëve për shtrirje të kufirit të tyre në 12 milje. E për këtë çështje, Meta kishte një apel.


Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre. Aq më tepër në publik në mënyrë që qoftë edhe padashje të mos bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo.

Kreu i shtetit u pyet edhe lidhur me datën e zgjedhjeve dhe takimin e pritshëm me të gjithë drejtuesit e partive politike për këtë çështje. Por ai nuk ka dhënë detaje.

Do duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do flasim me siguri. Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare.

E në fund, Presidenti Meta u ndal dhe tek letra e Ambasadores Yuri Kim.


Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohet gjithçka e të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe në mënyrë europiane.

Nje dite me pare Ambasadorja e SHBA ju drejtua me nje leter lidereve te partive politike ne vend, duke i bere thirrje qe te shmangin personat e inkriminuar nga listat per deputet, pasi pergjegjesia do te jete e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *