Google ka konfirmuar se email-et private të dërguara dhe të marra nga përdorues të Gmail-it, ndodh që mund të lexohen nga persona të tretë, zhvillues aplikacionesh.

 

Ndërkohë Google gjithashtu ka lënë të kuptohet se praktika nuk bie ndesh me politikat e saj. Sipas një eksperti sigurie kjo është një gjë që nuk mund të besohet se është lejuar nga Google.

 

Gmail është shërbimi më popullor i email-it, me 1.4 miliardë përdorues. Google i lejon personat të lidhin llogaritë e tyre me mekanizma menaxhimi email-esh, të palëve të treta, apo me shërbime si planifikimi i udhëtimeve dhe krahasimi i çmimeve.

 

Kur lidhesh me një llogari të një shërbimi të jashtëm, njerëzve u kërkohet të japin disa leje, që shpesh përfshijnë edhe mundësinë për të lexuar, dërguar, fshirë dhe menaxhuar email-in. Sipas “Wall Street Journal”, kjo leje shpesh i lejon punonjës të appve të palëve të treta të lexojnë email-et e përdoruesve.

 

Ndërsa mesazhet zakonisht procesohen nga algoritma kompjuterike, gazeta ka folur me disa kompani, ku punonjësit kanë lexuar me mijëra mesazhe email-esh.

 

Gjithashtu përdoruesit e Gmail, këshillohen të vizitojnë faqen e kontrolleve të sigurisë, për të parë se cilët aplikacione ata kanë lidhur me llogarinë e tyre dhe të fshijnë ata që nuk i dëshirojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *