Të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë po bëhet me Elvana Gjatën, pasi nuk është bërë aktive në rrjetet sociale apo qoftë edhe në tregun muzikor, ndërkohë që të gjithë artistët po sjellin projekte të reja.


Momenti i fundit që ne kemi parë Elvanën të performojë ka qënë në publikimin e këngës “Me Tana” dhe prej asaj kohe nuk ka sjellë asgjë të re për publikun.

Mungesa është vënë re edhe në rrjetet sociale, teksa postimet e saj të fundit datojnë rreth 1 muaj më parë, kur Elvana iu bashkua fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të minorenes në një shkollë në Babrru.

View this post on Instagram

Kur edukojme vajzat, kemi edukuar nje komb💜

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Tashmë zërat e fundit tregojnë se Elvana po përgatit një rikthim shumë të fuqishëm me projekte të reja muzikore. Mbetemi sy e veshë për të parë përsëri këngetaren në skenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *