E premtja do të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme. Moti do të nisë me vranësira shtresore, por prej mesditës do të ketë në të gjithë vendin mot të kthjellët. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1 deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në det i forcës 2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje nga 11° deri në 27°Celcius.

 

Rajoni i Ballkanit në pjesën veriore do të vijojë të ndikohet nga masa të paqendrueshme, me mot me vranësira e reshje shiu të përkohshme. Jugu i tij, ndikuar nga vlerat e larta të presionit atmosferik, parashikohet të ketë prej orëve të mesditës mot të kthjellët.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, një varg frontesh janë të shtrira nga brigjet veriore të Atlantikut deri në Rusinë perëndimore. Në këtë territor, përsëri moti do të mbetet i paqendrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *