Për ngjarjen e parë zyrtare të  princit Louis, ai kishte veshur një palë pantallona të gjera blu me një këmishë të bardhë dhe të kaltër, të njëjtën veshje të veshur nga një princ Harry kur ka qënë I vogël në të njëjtin event “Trooping the Color” në vitin 1986.

 

Foto e Harryt të vogël  e tregojnë atë në ballkon duke u mbajtur në krahë nga halla e tij, Princesha Anne. Louis duket se ndan edhe personalitetin e gjallë të xhaxhait, pasi gjatë gjithë eventet dukej shumë i gëzuar duke përshëndetur turmën në ngjarjën e së shtunën.

 

Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore ka zgjedhur për veshjet e fëmijëve një detaj të ngjashme nga shumë vite më parë. Gjatë shfaqjes së parë të princit George në vitin 2014, ai kishte veshur një fustan blu me të bardhë , të njëjtat të veshur nga babai i tij gjatë një eventi në vitin 1984.

 

Festimi i këtij viti, i cili bëhet për  Mbretëreshën Elizabeth, ishte shfaqja e parë publike e Meghan Markle që nga lindja e djalit të saj Archie më 6 maj. Archie një muajsh u la në duart e një kujdestari mbretëror gjatë eventit, por është e mundur që ai të jetë në ballkon me prindërit e tij për festimin e vitit të ardhshëm./Living

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *