6 vite me parë Ali dhe Rruzhdie Balliu nga fshati Dragostunjë i Librazhdit u nisën drejt Sirisë për të gjetur djalin e tyre i cili u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite.

 

Në të vetmen telefonatë që mundi të bënte me të birin Aliu mësoi se ai nuk ndodhej për studime në Arabinë Saudite por ishte rekrutuar për të luftuar në Siri.

 

Të frikësuar nga ajo se çfarë mund t’i ndodhte djalit, çifti Balliu udhëtoi drejt Sirisë për ta gjetur. Por ritakimi më të nuk shkoi ashtu siç ata prisnin pasi gjatë luftimeve, i biri i tyre humbi jetën.

 

Vëllai i Aliut, Tahir Balliun tregon rrjedhën e ngjarjeve se si vëllai dhe bashkëshortja e tij përfunduan në kampin famkeq.

 

Tahiri thotë se veç djalit që humbi jetën në Siri çifti ka edhe 4 fëmijë të tjerë të cilët jetojnë në Shqipëri. Tahiri i bën apel autoriteteve që të bëjnë  c’është e mundur për të kthyer dy bashkëshortët pranë fëmijëve.

 

Por bashkëshortët Balliu nuk janë e të vetmir banorë të Dragostunjës që ndodhen në Siri. Tahiri tregon se dhe fshqinji i tij Shyqyri Kasa  ndodhet në Siri e nuk ka lajm prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *