Vijojnë operacionet për riatdhesimin shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën schengen.

 

Si pasojë e refuzimit të azilit, policia bën me dije se 49 shqiptarë janë riatdhesuar, mes tyre familje me fëmijë. 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

 

Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit iu bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëjnë përpjekje të udhëtojnë në hapësirën Schengen me qëllim kërkimin e azilit, pasi shanset jan zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *